RTK-ja ia ndërpren Adelina Ismajlit emisionin, ajo del me reagim

Këngëtarja Adelina Ismaili, e cila kohëve të fundit është marrë më shumë me emisione televizive, ka lajmëruar se sonte nuk do të transmetohet show i saj më i ri, “Show i së premtes me Adelina Ismailin”

Këtë lajm ajo e ka bërë të ditur përmes një postimi që e ka bërë në rrjetin e saj social, Facebook.

“Të dashur miq. Sonte u njoftova jozyrtarisht  që është ndaluar transmetimi i emisionit tim shoë i së premtes sonte nga u.d. së kryeredaktorit të RTK-së. Për më shumë info, do t’iu njoftojmë në ditët në vijim”, ka shkruar Adelina.

Ndër të tjerat, Adelina që më shumë se tri vite tashmë ka filluar me prodhimin e emisioneve televizive.

“Show i së premtes me Adelina Ismaili” ishte emisioni i fundit që transmetohej në RTK.

Lexo edhe:  Valon Syla: Albin Kurti s’ka lënë njeri pa rrejtë, prej qytetarëve deri te ndërkombëtarët