Rrugët përplot përdhunues: Dy persona me X5 e fusin me zor në veturë një grua në Prishtinë, e zhveshin dhe tentojnë ta dhunojnë

Ecja nëpër rrugët e qyteteve të Kosovës është shndërruar në sport ekstrem për vajzat dhe gratë. Kjo për shkak të mungesës së sigurisë pasi që ato gjatë kohës që lëvizin vetëm nëpër qytete, vazhdimisht hasin në persona të dyshimtë të cilët i ngacmojnë ato e për më tepër marrin guximin edhe t’i sulmojnë dhe dhunojnë seksualisht, raporton Gazeta Sinjali.

Një rast tronditës ka ndodhur së fundi në rrugën ‘Haxhi Zeka’ në Prishtinë, ku një grua është përballur me dy persona të panjohur të cilët e kanë rrëmbyer dhe kanë tentuar ta dhunojnë.

Sinjali mëson se gjatë kohës që ajo ka qenë duke ecur, dy të dyshuarit kanë dalë nga vetura e tipit BMW X5 dhe e kanë future me forcë në pjesën e prapme.

Aty ka filluar tmerri për 38-vjeçaren, të cilën dy të dyshuarit e kanë zhveshur dhe kanë filluar ta prekin dhe puthin me zor nëpër pjesë të ndryshme të trupit. Për të shpëtuar nga situata, ajo ka filluar që në vetëmbrojtje t’i godas dy të dyshuarit e më pas asaj i ka dalë në ndihmë edhe një kalimtar i rastit. Burri e ka goditur veturën duke i paralajmëruar se do ta telefonojë Policinë, çka ka bërë që viktima të fitojë kohë dhe të arrijë të largohet që aty.

Gjithë tmerrin e përjetuar, ajo e ka rrëfyer para hetuesve policorë, mirëpo nuk ka arritur që t’i identifikojë personat e dyshuar.

Njësitet policore kanë marrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për t’i kapur të dyshuarit, ndërsa me urdhër të prokurorit rasti është cilësuar ‘Tentim dhunim’.

Lexo edhe:  Vuçiq: Vjosa Osmani është më e rrezikshme se Kurti