“Rrugaç”, “çu prej emisionit hajde ec shpejt” – Ramabaja lëshon emisionin pas përplasjes me Nushin

Analisti Sadri Ramabaja e ka lëshuar emisionin e drejtpërdrejtë pas një përplasjeje me zyrtarin e PSD-së, Nol Nushi në Pressing.

Ata u përplasën mbi temën e sontme, që trajtoi mos-ekzekutimin e pagave të shtatorit nga qeveria për mësimdhënësit .

Nushi ka thënë se nëse qeveria nuk proceson pagat, “bëhet situata katastrofale”, duke aluduar në protesta e revoltë.

Ai ka thënë se do të jetë një prej protestuesve të parë, çfarë e ka shtyrë Ramabajën që ta provokojë, duke thënë se s’mund të mblidhen mbi 200 protestues.

NushiL: Shpresoj shumë që kanë mi qitë ato paga, bëhet situata katastrofale. Do të jem prej të parëve protestues, deklaroj publikisht.

Ramabaja: Me 200 protestues.

Nushi: Me 200, 300, ma shumë dinjitet se ti Ramabaja.

Ramabaja: Ta bëj X sikur atij kryetarit tënd.

Nushi: Boma X, boma bllok, se s’po di çfarë X-i je t’u bo.

Ramabaja: Rrugaç…

Nushi: Çu. shpejt, shpejt, shpejt. Ja ulu, ja çu.

Lexo edhe:  Hoti kritika shtetarëve: S’jeni për asgjë, s’dini të mbani shtet