Rruga nuk përfundoi në qershor: Kolonat e gjata dhe temperatura të larta në magjistralen Prishtinë -Mitrovicë

Rruga Mitrovicë-Prishtinë që ka marrë epitetin si “rrugë legjendare” po vazhdon me probleme të mëdha në qarkullimin e automjeteve.

Sot në pasdite në këtë magjistrale janë krijuar sërish kolona të gjata ndërsa qytetarët po ankohen për tollovin sidomos nga fshati Maxhunaj deri në qytetin i Vushtrrisë, shkruan Jepi zë.

Radhët e gjata të automjeteve po u shkaktojnë nervozizëm dhe vonesa qytetarëve që shfrytëzojnë këtë rrugë.

Një raportues ka dërguar foto në redaksinë e “Jepi zë” nga kjo rrugë, ku shihen numër i madh i veturave.

Ndryshe kjo rrugë, më saktësisht segmenti rrugor nga Stanoci deri në hyrje të Vushtrrisë ishte premtuar se do përfundojë deri bë fund të muajit qershor./ Jepi zë

Lexo edhe:  Nëse i shihni këta dy persona, lajmërojeni menjëherë Policinë – dyshohen për këtë vepër penale