Rrotullohet një veturë në Prizren, një person dërgohet në gjendje të rëndë shëndetësore

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur më herët në Prizren.

Aksidenti ka ndodhur në lagjen Bazhdarhane, pranë ish-Kforit gjerman.

Sipas televizionit Plus, shoferja dhe një pasagjere femër (nëna) janë në gjendje stabile, ndërsa pasagjeri mashkull (babai) është në gjendje të rëndë.

Deri te aksidenti dyshohet të ketë ardhur pasi vetura humbi kontrollin, goditi një shtyllë dhe u rrokullis.

Lexo edhe:  Kosova vërshohet me oferta të majme dhe kërkesa për qeli burgjesh me qira nga shtete evropiane