Rrokulliset një veturë në Suharekë

Një aksident trafiku ka ndodhur para pak orësh në Suharekë në rrugën Vraniq-Bukosh.

Sipas fotografive që një lexues i ka dërguar në redaksinë e “Indeksonline” shihet se vetura është rrokullisur dhe ka dalë nga rruga.

Nuk dihet ende nëse ka ndonjë të lënduar apo vetëm dëme materiale.

Më poshtë shikoni pamjet:

Lexo edhe:  “U sulmuam nga 5 drejtime”, “E rrëzuam dronin” – Rrëfimet e policëve që ishin pjesë e aksionit kundër terroristëve në Banjskë