Rrokulliset me traktor, vdes 36-vjeçari në Leposaviq

 

Një person në komunën e Leposaviqit ka vdekur si pasojë e një vetaksidenti me traktor.

Kështu ka konfirmuar për Insajderin zëvendës drejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, i cili tha se viktima është i moshës 36-vjeçare.

“Mbrëmë rreth orës 19:30 në Leposaviq ka ndodhur një vetaksident me fatalitet. Një person i nacionalitetit serb është rrokullisur me traktor”, tha Elshani.

Tutje, Elshani tha se trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion, ndërsa rasti po hetohet si “vdekje e dyshimtë”.

(Foto ilustrim)

Lexo edhe:  Arrestohet një 17-vjeçar në Nish, dyshohet se kërcënoi që do të vriste mbi 30 persona