Rrokulliset BMW-ja rrugës së aeroportit

Një aksident trafiku ka ndodhur rrugës së Aeroportit, ku si pasojë një veturë e tipit BMW është rrokullisur. Nga pamjet të cilat i posedon “Indeskonline”, shihet vetura e cila është rrokullisur në mes të rrugës.

Teksa rruga është bllokuar, ambulanca shihet në vend të ngjarjes. Nuk dihet nëse ka të lënduar si pasojë e aksidentit.

Ndërkaq nga pamjet shihet se vetura  e përfshirë në aksident, ka pësuar dëme të konsiderueshme.

Lexo edhe:  Taksisti ilegal që dyshohet për ngacmim seksual ndaj të miturës në Prishtinë, tash arrestohet pasi kapet me drogë