Rritet numri i gjobave në trafik, mbi 645 mijë të shqiptuara në vitin 2022

Numri i gjobave në komunikacion ka shënuar rritje të madhe gjatë vitit 2022 në krahasim me vitin 2021. Të dhënat e policisë rrugore tregojnë se gjatë vitit të kaluar ka shqiptuar 645 485 tiketa kundërvajtëse që i bie mbi 162 mijë më shumë se vitin 2021 kur ishin gjobitur 483 477 qytetarë.

Nëse mesatarja e gjobave ka vlerën 20 euro atëherë i bie se vetëm nga dënimet gjatë vitit të kaluar janë mbledhur rreth 13 milionë euro të cilat kanë shkuar në buxhetin e konsoliduar të shtetit.

Numri i madh i gjobave ka ndikuar edhe në uljen e numrit të aksidenteve në trafik. Zyrtarët e policisë rrugore por edhe ekspertët e komunikacionit kanë thënë se sa më shumë prezencë të policisë në rrugë dhe ndëshkim të atyre që thyejnë rregullat në trafik, ka më pak aksidente.

Statistikat e policisë të siguruara nga IndeksOnline, tregojnë se gjatë janarit dhe shkurtit të këtij viti, në gjithë territorin e vendit janë shqiptuar 97 076 gjoba në komunikacion.

Sot në raportin 24 orësh të policisë figurojnë 2 061 gjoba të shqiptuara në shtatë rajonet e Kosovës.

 

Lexo edhe:  ‘Përballen’ Ardian Gjini e Blendi Fevziu, tregojnë se a kanë menduar ndonjëherë t’i mbjellin flokët