Rritet çmimi i kafeve në disa lokale të Vushtrrisë
Ngritja e çmimeve të produkteve bazë ka bërë që disa lokale hoteliere në qytetin e Vushtrrisë të rrisin gjithashtu çmimet e shërbimeve të tyre.
Një fotografi e publikuar ku shihet një copë letre e lënë në tavolinë, njofton ngritjen e çmimeve për disa pije të ngrohta.
Në këtë moment, nuk dihet nëse ky rritje çmimesh do të përfshijë të gjitha lokalet, apo është një masë e marrë vetëm nga disa prej tyre.