Rrihen kunatat mes vete në Prizren, bëhen llom

Mbrëmë në Prizren është raportuar një rast i dhunës në familje pasi viktima femër ka raportuar se është rrahur nga kunata.

Kështu bëhet e ditur në raport 24 orësh të policisë teksa viktima ka refuzuar të pranojë tretman mjekësor.

“Prizren 12.08.2022 – 21:30. Viktima femër kosovare ka informuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga kunata e saj e dyshuara femër kosovare. Viktima ka refuzuar tretmanin mjekësor. Me vendim të prokurorit pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.

Lexo edhe:  E dhimbshme: Kjo është gruaja që u vra sonte në QKUK, sonte priste të lindte fëmijën