Rrëzohet vinçi i një kompanie në Gjilan, dyshohet se është lënduar një person

Një rast i rëndë ka ndodhur sot në Gjilan, ku vinçi i një kompanie është rrëzuar, për shkaqe akoma të panjohura dhe për pasojë dyshohet se është lënduar një person.

Kështu kanë bërë me dije sinjalizuesit e Sinjalit, të cilët thonë se si pasojë e incidentit, punëtori i një kompanie ka pësuar lëndime dhe është dërguar për trajtim mjekësor.

Sipas informacioneve të para, gjendja e viktimës është stabilizuar dhe i njëjti ndodhet jashtë rrezikut ëpr jetë.

Lidhur me rastin janë deklaruar për Sinjalin edhe nga Policia Rajonale në Gjilan, por të cilët akoma nuk e kanë konfirmuar nëse ka persona të lënduar në këtë rast.

Lexo edhe:  Pasi Kosova e ndaloi dinarin, serbët po “hakmerren” ndaj kosovarëve me RKS: S’po mund të paguajmë autostradën me euro