Rrëzohet një punëtor nga skelet, arrestohet pronari i kompanisë

Një burrë është lënduar në vendin e tij të punës, duke pësuar lëndime trupore (frakturë në këmbë) pasi është rrëzuar nga skelet derisa ishte duke punuar në një objekt në fshatin Trakaniq të Gjakovës.

Sipas policisë, viktima është dërguar për trajtim mjekësor.

Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari, pronar i kompanisë që po kryente punimet dhe i njëjti pas intervistimit, me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Rasti ka ndodhur më 9 nëntor rreth orës 16:25.

Lexo edhe:  Vizat, sapo u dha një lajm i rëndësishëm për kosovarët