Rrëzohet nga kamioni një punëtor i NPL “Përparimi” në Vushtrri

Një punëtor nga ndërmarrja “Përparimi” në Vushtrri është rrëzuar sot nga kamioni, duke pësuar lëndime, sipas burimeve të portalit VushtrriaOnline. Ngjarja raportohet të ketë ndodhur në zonën e qytetit të Vushtrrisë.

Punëtori i lënduar, sipas të njëjteve burime, është transferuar në spital ku do të nënshtrohet ndërhyrjeve kirurgjike për të trajtuar lëndimet e marra nga aksidenti.Shkalla e lëndimeve ende nuk është bërë e ditur.

Siç mësohet nga po të njëjtat burime bëhet fjalë për një punëtor të moshës 42 vjeçare që vije nga komuna e Vushtrrisë.

Lexo edhe:  Daut Haradinaj: Gjatë kohës së luftës, kam pasur armë për pesë katunde me i armatosë