Rrëzohet helikopteri në Turqi, humbin jetën katër persona

Një helikopter është rrëzuar mëngjesin e sotëm në spitalin Mugla në jugperëndim të Turqisë, ku si pasojë humbën jetën katër anëtarë të personelit të kujdesit shëndetësor.
Ngjarja ndodhi rreth orës 10:00, kur një helikopter i spitalit, që funksiononte nën ombrellën e Ministrisë së Shëndetësisë, u përplas me katin e fundit të godinës së spitalit gjatë ngritjes.

Helikopteri, i cili ishte vendosur në Muğla për detyra zyrtare, nuk mundi të ngrihej një ditë më parë për shkak të kushteve të pafavorshme të motit.

Mëngjesin e sotëm, ai tentoi të nisej për në Antalia, por u ndesh me mjegull të dendur pak pas nisjes. Mjegulla e dendur bëri që helikopteri të përplaset me spitalin dhe të rrëzohet në oborr.

Ekipet e reagimit emergjent, duke përfshirë njësitë mjekësore, zjarrfikëse dhe kërkim-shpëtimit, u dërguan në vendngjarje menjëherë pas rrëzimit. Autoritetet zbatuan masa të gjera sigurie ndërsa ekipet filluan operacionet e tyre.

Në një deklaratë, Ministria e Shëndetësisë ka konfirmuar humbjen e katër punonjësve në tragjedi. Ndër viktimat ishin dy pilotë, një mjek dhe një punonjës i kujdesit shëndetësor.

Lexo edhe:  Gota dhe grushta kokës, dalin pamjet e sherrit masiv në Tiranë – i përfshirë edhe një polic