Rrëzohet helikopteri i Forcave të Armatosura të Bosnjës dhe Hercegovinës

Një helikopter i Forcave të Armatosura të Bosnjë-Hercegovinës është rrëzuar sot në liqenin Jablaniçka në zonën e Buturovic Polje.

Sipas informacioneve helikopteri ka goditur linjat e energjisë elektrike para se të bjerë.

Një nga katër anëtarët e ekuipazhit u plagos, por ende nuk dihet shkalla e lëndimeve.

Ekuipazhi ishte duke u stërvitur për stërvitjen e nesërme të EUFOR “Rapid Response”.

Lexo edhe:  Si u mashtruan mërgimtarët nga Prishtina Jet? – Qindra mijëra euro përfunduan në xhepat e mashtruesve