Rreshteri Idriz Gashi që u bë tabelë qitje nga Vetëvendosje, del i pastër: Asnjë fakt, asnjë provë për të
Avokati Arianit Koci ka njoftuar se klienti i tij, rreshteri Idriz Gashi, pjesë e Task Forës Hetuese dhe hetuar në rastet më të ndjeshme të korrupsionit, ka dalur i pastër dhe janë pushuar hetimet ndaj tij.
Gjatë fushatës zgjedhore Gashi u shndërrua në tabelë qitje, se kinse kishte marrë pjesë në një tubim partiak, por kjo del të mos jetë e vërtetë.
E plotë:
E vërteta doli në shesh.
Idriz Gashi – i pastër si loti.
Rreshteri Idriz Gashi, pjesë e Task Forcës Hetuese dhe hetues në rastet më të ndjeshme të korrupsionit në vend, ishte dyshuar padrejtësisht se kishte marrë pjesë në një tubim të PDK-së.
Sot jemi informuar se hetimet janë pushuar.
Nuk ka pasur asnjë shkelje. Asnjë provë. Asnjë fakt.
Që nga dita e parë kam insistuar që të dalë e vërteta. I kam thënë: “Këtë betejë do ta fitojmë, sepse po akuzohesh padrejtësisht.”
Fituam!
Në kohën kur po e gjykonin publikisht, unë i kam qëndruar afër – si avokat dhe si njeri.
Tani, ai del më i fortë, më i pastër dhe me kokën lart.