Rrëfimi i Shqiptar Shaljanit për vajzën që iu mbulua: Ia imponoi burri i saj, për mua shamia është një leckë arabe

Shqiptar Shaljani nga Bajgora, i cili u bë i njohur pas ripagëzimit të tij nga emri i vjetër Ahmet Musa, ka dhënë versionin e tij lidhur me mbulesën e vajzës së tij me shami.

Shaljani thotë se vajza e tij është martuar para 10 vitesh dhe burri i saj ka përdorur dhunë psiqike dhe fizike ndaj saj dhe me këto raste është marrë Policia.

Ai në një intervistë për Insajderin pretendon se vajzës së tij iu imponua shamia nga burri që Shaljani thotë se ka “prirje esktremiste” fetare.

Shaljani tutje thotë se i ka treguar vajzës së tij se ai nuk e pranon mbulimin dhe se mbulesa për të është “leckë arabe” dhe e huaj. /Jepi zë

Lexo edhe:  Ndalohet për 48 orë polici që dyshohet se e ngacmoi seksualisht një vajzë të mitur