Rrëfimi i Rovenës: Historia e bashkëjetesës dhe humbja e fëmijës nga dhuna e ish të dashurit

Rovena ishte banorja e radhës që ka dhënë një rrëfim prekës për sfidat që ka kaluar në jetë.

Ajo ka filluar të flas që nga fëmijëria e saj, duke thënë se pika e dobët janë dy prindërit.

Kurse diçka që Rovi vendosi të tregojë për herë të parë është ish i dashuri i saj, me të cilin nuk pati përfundim të mirë.

“Njëra nga dramat e jetës sime ishte kur isha 21 vjeçare dhe u njoha me një djalë dhe ishte një dashuri në shikim të parë dhe filluam të bashkëjetonim. Atëherë isha shumë e re dhe nuk i dija shumë gjëra për të. Ai kishte pasur disa probleme me ligjin, ishte i alkoolizuar dhe përdorte narkotikë. Dita ditës e shihja agresivitetin e tij, në muajt kur filluam bashkëjetuam agresiviteti u rrit, xhelozia. Ndërsa unë këndoja, një natë filloi duke ushtruar dhunë, rrahja ishte aq e tmerrshme sa pësova grushte dhe u përplasa në shkallë”, vazhdoi të tregojë Rovena.

Pas rrëfimit tejet personal dhe të vështirë të Rovenës, ajo shpërtheu në vaj.

Madje ajo tregoi edhe një sekret që nuk është bërë i ditur kurrë.

Në kohën kur ish-partneri i saj po e dhunonte, Rovena tregoi se ishte shtatzënë ku si pasojë humbi fëmijën.

Lexo edhe:  Blero përlotet pasi dëgjon zërin e Afronës në studio, e pranon publikisht: Më kanë tradhtuar