Rrëfimi emocionues i babait të Mujë Krasniqit, tregon se si e mori lajmin për rënien e ‘Kapuçit’ dhe shokëve të tij
Halil Krasniqi babai i dy dëshmorëve të kombit, Mujë e Ali Krasniqi thotë se shteti, por edhe shoqëria në përgjithësi, duhet t’i kushtoj më shumë kujdes familjeve të dëshmorëve.
Krasniqi nga Kulla e tij në Qabiq ka thënë se pa UÇK-në nuk do të kishte ardhur liria.
Në një rrëfim për IndeksOnline, ai ka treguar se si e kanë marrë lajmin për rënien e komandantit Mujë Krasniqi dhe bashkëluftëtareve të tij.
“Na jemi qëllu në Baicë të Drenicës kur e kemi marrë lajmin. S’di qysh jam kanë në mend…Lajmin e morëm prej ushtrisë, por iu vinte zor me na tregu”, ka thënë ndër të tjera ai.
Ai tregon se çka do t’i thoshte Mujës po të kishte mundësi të komunikonte me të.
Sa i përket ish-krerëve të UÇK-së që janë në Hagë, Krasniqi ka thënë se po të kishte mundësi qysh sonte do t’i sillte në Kosovë, por do t’ua jepte një vërejtje.
Cila është porosia e tij për familjet e dëshmorëve?
Si duhet sillen partitë në raport me Serbinë, për këto dhe shumë tjera ndiqeni rrëfimin e tij për IndeksOnline.