Rrahu nënën e tij, arrestohet biznesmeni gjilanas

Rinas Demiri, biznismeni gjilanas, pronar i qendrës tregtare ‘Agmia Center’ në Gjilan, është arrestuar nga policia gjatë ditës së djeshme. Siç mëson Gazeta Insajderi, Rinas Demiri ka rrahur nënën e tij

 

 

Rastin e ka konfirmuar për Gazetën Insajderi edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

“Me datën 29.05.2024 Njësiti i Hetimeve të Stacionit Policor Gjilan në vazhdën hetimit të rastit “Dhunë në familje’’ ku dyshuari R.D. kishte ushtruar dhunë në familje“, tha Hashani

Rinas Demiri është ndaluar për 48 orë dhe ndaj ti do të ngritët kallëzim penal për veprën penale ‘’Dhunë në familje’’ dhe ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’.

Tutje, bëhet e ditur se Rinas Demiri, pas një kontrolli të Policisë kishte poseduar edhe armë ilegale në shtëpinë e tij, duke iu konfiskuar tri armë dhe 127 fishekë.

“Gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar si prova materiale për gjykatën:

 

 

1. Një (1) revolver e llojit Magnum 357,

2. Pesëdhjetë (5)0 copë fishekë Magnum 35

3. Një (1) pistoletë e llojit Zastave 635,

4. Gjashtë (6) copë fishekë të kalibrit 6.95m

5. Një (1) karikator i zbrazur i kalibrit 6.95 mm

6. Një (1) revolver pa numër serik

7. Gjashtëdhjetë (60) copë fishekë të kalibrit 7.62mm

8. Tre (3) copë fishekë të kalibrit 9mm

9. Një (1) karikator i zbrazur i armës perkatëse

10. Shtatë (7) copë fishekë të kalibrit 7.65 mm”.

Lexo edhe:  Bossi i ‘Shell Kosova’ përfundon prapa grilave, Gjykata urdhëron masën e paraburgimit