Rrahu dy gra, arrestohet një burrë në Vushtrri

Një burrë është arrestuar në Vushtrri, pasi që kishte ushtruar dhunë fizike ndaj dy femrave. Si pasojë e dhunës viktimat kanë pranuar trajtim mjeksor, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“ Vushtrri / 07.07.2024 – 23:30. Është arrestuar i dyshuari kosovar për shkak se kishte ushtruar dhunë fizike ndaj dy viktimave femra kosovare. Viktimat kanë pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.

 

Lexo edhe:  Gjykata sllovene hedh poshtë padinë e ambasadorit Martin Berishaj ndaj mediumit “Planet TV”