Rrahman Rama zgjedhet deputet me gati 30 mijë vota: “Do t’ju shërbej me nder”

Ish-komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Rrahman Rama, tashmë është zyrtarisht deputet i Kuvendit të Kosovës. Ai ka siguruar 29,582 vota në zgjedhjet e fundit, duke e bërë një nga kandidatët më të votuar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK).

Përmes një njoftimi publik, Rama ka falënderuar qytetarët për mbështetjen dhe ka premtuar se do të jetë i përkushtuar ndaj angazhimeve të tij politike.

“Me mirënjohje të thellë dua t’ju drejtohem me një falënderim për mbështetjen e madhe që më keni dhënë gjatë këtyre muajve. Meqë numërimi tani ka përfunduar, mund t’ju njoftoj se jam zgjedhur deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës,” ka shkruar ai.

Rama e ka cilësuar këtë si një rrugëtim të ri dhe është shprehur se votat që ka marrë janë një motiv shtesë për të vazhduar t’u shërbejë qytetarëve me nder.

Lexo edhe:  Reduktime të energjisë elektrike