Rrahman Rama takon të rinjtë e Kçiqit: Diskutuam e qeshëm – ata janë motori i shtetit

Gjenerali Rrahman Rama, i cili po garon për deputet, po vazhdon takimet e tij me qytetarë nga të gjitha moshat, anë e kënd vendit.

Rama, i cili mban numrin 7 në listën e PDK-së, mbrëmjen e sotme e ka kaluar me të rinjtë e fshatit Kçiq.

Ai thotë se me ta pati diskutime e shkëmbyen edhe batuta.

Postimi i plotë:

Mbrëmje e mrekullueshme sonte me rininë e fshatit Kçiq. Diskutuam, qeshëm e shkëmbyem edhe batuta.

Rinia janë motori i shtetit. Zëri i tyre duhet të dëgjohet, sepse ata janë e ardhmja.

#Rr7

Lexo edhe:  Ky është 19-vjeçari kosovar qe u vra në kufirin Serbi-Kraoci, mediat serbe thonë se po kërkohet autori