Rrahman Rama takon qytetarët e Vushtrrisë: “Derë më derë po takohemi me qytetarë anë e mbanë Kosovës”
Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për deputet, Rrahman Rama, ka vazhduar takimet e tij me qytetarët në kuadër të fushatës elektorale.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama ka bërë të ditur se sonte ka vizituar familjen Fejza në fshatin Sllatinë të Vushtrrisë, ku është pritur ngrohtësisht.
“Derë më derë po takojmë qytetarë anë e mbanë Kosovës. Sonte ishim në familjen Fejza në Sllatinë të Vushtrrisë. Faleminderit për pritjen!” shkroi ai, duke bashkëngjitur edhe hashtagun #Rr7.
Rrahman Rama ka intensifikuar takimet e tij me qytetarë në mbarë Kosovën, duke u fokusuar në dëgjimin e shqetësimeve dhe nevojave të tyre si pjesë e vizionit të tij për përfaqësimin në Kuvendin e Kosovës.