Rrahman Rama takon fëmijët e dëshmorëve: Sakrifica e tyra na obligon të punojmë për Kosovë
Gjenerali Rrahman Rama, tani kandidat për deputet në PDK, me numër 7 në listë, ka takuar sot fëmijët e dëshmorëve dhe heronjve që luftuan për lirinë e Kosovës.
Ai thotë se sakrifica e prindërve të bashkëbiseduesve të sotëm të tij “na obligon që të punojmë me përkushtim për një Kosovë të sigurt për të jetuar, me zhvillim ekonomik dhe mundësi për çdo qytetar”.
Postimi i plotë:
Sot pata nderin të takoj fëmijët e dëshmorëve, heronjve që ranë në luftën për çlirimin e Kosovës.
Sakrifica e tyre na obligon që të punojmë me përkushtim për një Kosovë të sigurt për të jetuar, me zhvillim ekonomik dhe mundësi për çdo qytetar.
E ardhmja e fëmijëve të dëshmorëve dhe e gjithë gjeneratës së re, është motivi ynë për të ndërtuar një shtet të zhvilluar dhe të drejtë.
Lavdi dëshmorëve të kombit!