Rrahman Rama në Viti: Mu shtua besimi se Kosova mundet ma mirë

Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Gjeneral Rrahman Rama, ka qëndruar sot në Viti, ku thotë se takoi shokët e luftës nga kjo zonë.

Ish-komadanti i FSK-së, që garon për herë të parë nën petkun politik, thotë se nga pritja e përzemërt e qytetarëve të Vitisë, iu shtua besimi se “Kosova mundet ma mirë”.

Rama mban numrin 7 në listën zgjedhore të PDK-së.

Postimi i plotë:

Sot kam qëndruar në Viti, ku mora mbështetje të madhe. Takova shokët e luftës nga kjo zonë, me të cilët si gjithmonë diskutuam gjerë e gjatë.

Pritja e përzemërt e shumë qytetarëve të Vitisë më dha energji dhe ma shtoi besimin se Kosova mundet ma mirë!

Faleminderit, Vitia!

Lexo edhe:  "Marakli t’Biciklave” marshojnë kundër dhunës ndaj grave dhe vajzave