Rrahman Rama, ish-komandanti që para 6 viteve drejtoi FSK-në drejt transformit në ushtri: Ushtria e Kosovës është dhe do të mbetet krenaria jonë
Ish-gjenerali i FSK-së dhe komandanti i kësaj force është një nga më të merituarit që sot Kosova ka ushtrinë e vet.
Rrahman Rama ishte në krye të kësaj force kur para 6 vitesh u shndërrua në ushtri me standarde dhe programe sipas NATO-s, shkruan Jepi Zë.
Në këtë përvjetor të krijimit të ushtrisë, Rama ka shkruar se ky proces forcoi themelet e shtetit.
Postimi i plotë:
Sot shënojmë 6-vjetorin e një momenti historik për vendin tonë – ndryshimin e mandatit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në Ushtri.
Ky transformim nuk ishte vetëm një arritje institucionale, por një dëshmi e vendosmërisë së popullit të Kosovës për të ndërtuar një të ardhme të sigurt dhe sovrane.
Jam shumë krenar që isha pjesë e këtij procesi, i cili Kosovës ia forcoi themelet si shtet.
Lavdi të gjithë atyre që punuan e sakrifikuan për këtë arritje! Ushtria e Kosovës është dhe do të mbetet krenaria jonë! 🇽🇰