Rrahje në një kafene te Xhamia e Llapit, theret me thikë një person
Një person është therur me thikë në një rrahje fizike për të cilën klankosova.tv, merr vesh se ka ndodhur në një kafene tek zona e njohur Xhamia e Llapit.
Për ngjarjen ka dhënë verzionin e autoriteteve të sigurisë edhe Enis Pllana, zëdhënës i policisë në kryeqytet, i cili i tha redaksisë se tashmë kanë nisur edhe hetimet rreth rastit.
”Sot rreth orës 14:30 kemi marrë informatën për një lëndim trupor të ndodhur në Rr. Ilir Konushevci në Prishtinë.
Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nga një mjet i mprehtë dyshohet të jetë lënduar një person i cili është dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë që policia ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti”.