Rrahje mes vëllezërve Sejdiu në Ferizaj, 47-vjeçari kapet me armë në dorë

Konfliktet mes vëllezërve në qytetet e ndryshme të vendit, shpesh herë përfundojnë me sharje e ofendime ndaj njëri-tjetrit. Ata madje me raste eskalojnë në kërcënime e përleshje fizike, duke u dashur kështu intervenimi i Policisë për të zgjidhur telashet.

Një rast i tillë ka ndodhur dje në rrugën ‘Liman Reka’ në Ferizaj, ku dy vëllezërit Sejdiu janë përfshirë në një përleshje fizike mes vete.

Sinjali mëson se njësitë policore kanë kapur njërin prej vëllezërve me armë në dorë në vendin e ngjarjes. Arma është sekuestruar, ndërsa 47-vjeçari është shoqëruar në stacion policor.

E në pranga përfundoi edhe vëllai tjetër, i cili u përfshi në sherr.

Policia në koordinim me Prokurorinë ka kryer bastisje në shtëpitë e të dyshuarve, mirëpo nuk kanë gjetur diçka të dyshimtë.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarve t’u caktohet masa e ndalimit policor për veprat ‘Lëndim i lehtë trupor’ dhe ‘Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës’.

Lexo edhe:  Nesër ju jepet lamtumira e fundit dy vëllezërve që u vranë dje në Gjakovë