Rrahje mes dy personave në Gjilan, njëri nga ta ishte bashkë me gruan ne momentin kritik

Një person në Gjilan gjersa ishte me gruan është konfliktuar me një person ku kanë filluar të rrahën në mes vete.

Gruaja ka hyrë në mes, duke tentuar t’i ndajë dyshen ka pësuar lëndime në kokë.

Policia e Kosovës ka njoftuar se viktima e lënduar ka pranuar tretmanë mjekësorë, ndërsa, një person është arrestuar.

“Ankuesja femër kosovare, ka raportuar se derisa ka qenë me bashkëshortin e saj, janë takuar me të dyshuarin mashkull kosovar, ku të njëjtit kanë filluar të rrahën në mes vete, dhe derisa ankuesja kishte tentuar që ti ndajë, i dyshuari e ka goditur në kokë me ç’rast i ka shkaktuar  lëndime trupore. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa lidhur me rastin  i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së, shkruan IndeksOnline

Lexo edhe:  Vajza në Ferizaj tenton t’i japë fund jetës pasi prindërit s’ia dhanë çelësat e veturës, konsumon shumë barna