Rrahje masive në Obiliq, lëndohen tetë persona

Në fshatin Plemetin të Obiliqit ka ndodhur një rrahje masive.

Siç njofton Policia e Kosovës, tetë persona janë rrahur mes vete.

Ata kanë pësuar lëndime trupore.

“LËNDIM I RËNDË TRUPOR

Fsh. Plemetin Obiliq 27.12.2024-15:40. Raportohet se pas një mosmarrëveshje janë rrahur mes veti tetë persona të dyshuar meshkuj kosovarë. Të dyshuarit që kanë pësuar lëndime trupore janë dërguar në tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit gjashtë të dyshuar janë arrestuar dhe dërgohen në mbajtje, ndërsa dy të dyshuar të mitur vazhdojnë në procedurë të rregullt” – shkruhet në raportin 24-orësh të PK-së.

Lexo edhe:  Ky është personi nga Mitrovica që u arrestua sot për trafikim ndërkombëtar me narkotik