Rrahje masive në Gjilan / Theret me thikë një person, shkak shtrimi i rrugës me zhavor

Një përleshje mes disa personave ka ndodhur dje pasdite në fshatin Cërrnicë të Gjilanit, ku si pasojë një person ka pësuar lëndime të rënda trupore pasi u ther me thikë.

Sinjali mëson se e gjithë ngjarja ka ndodhur pasi dy persona kanë dashur ta shtrojnë rrugën në zhavor, por kanë hasur në kundërshtim nga dy bashkëfshatarë tjerë.

Kjo ka bërë që mes tyre të nis një mosmarrëveshje që eskaloi në rrahje mes tyre, ku përpos grushteve u përdorën edhe mjete punë si ‘shati’ e madje edhe një thikë kuzhine.

33-vjeçari u dërgua me urgjencë në spital si pasojë e lëndimeve të rënda që mori nga therja me thikë, e bashkë me të në spital përfunduan edhe pesë persona tjerë, përfshirë tri gra.

Njësitet policore me të marrë informatën kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë gjetur dhe sekuestruar thikën dhe mjetin e punës që dyshohet se u përdorën në rast.

Po ashtu janë arrestuar personat e dyshuar lidhur me rastin dhe janë shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Me urdhër të prokurorit, dy nga të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë dhe do të hetohen nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Lëndim i rëndë trupor’, ndërsa i dyshuari tjetër është liruar në procedurë të rregullt.

Lexo edhe:  Rrihet nga klientët menaxheri i një lokali në Skenderaj, dyshohet se ka pasur edhe gjuajte me armë