Rrahje masive e të shtëna me armë në Prishtinë, lëndohen 4 e arrestohen 13 persona

Një rast i përleshjes e ku ka pasur edhe të shtëna me armë zjarri ka ndodhur pas orës 1 pas mesnate, në rrugën Lidhja e Pejës në Prishtinë.

Sipas informatave të policisë, nga kjo përleshje janë lënduar 4 persona, njëri prej tyre pasi është goditur me armë zjarri.

“Bazuar në informacionet e deritanishme raportohet për katër persona të lënduar, njëri prej të cilëve  dyshohet të ketë marrë lëndime nga arma e zjarrit ndërsa tre të tjerë kanë pësuar lëndime gjatë përleshjes ku dyshohet të jenë përdorë mjete të forta”, ka thënë për Gazetën Paparaci Flora Ahmeti, zëdhënëse e polcisë për rajonin e Prishtinës.

Deri më tani, nga policia janë identifikuar e arrestuar 13 persona të përfshirë në këtë rast.

“Hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, ndërmarrin  veprimet hetimore për ndriçimin e plotë të rastit. Deri tani nga ana e policisë  janë identifikuar, arrestuar dhe dërguar në majtje 13 persona të cilët dyshohet të jenë të përfshirë në këtë rast që është cilësuar si vrasje në tentativë”, ka bërë të ditur Ahmeti.

Lexo edhe:  Lajm i rëndë për Skënderajn: I riu që vdiq sot, ishte djalë hasreti