Rrahje e therje me thikë mes nxënësve në Skenderaj – viktima dërgohet në QKUK, i dyshuari në ndalim policor

Rrahjet e përleshjet mes nxënësve në shkollat fillore e të mesme janë shumë të shpeshta.

Nxënësit shpesh detyrohen të kërkojnë ndihmën e Policisë për të intervenuar në incidente të tilla që ndodhin brenda hapësirave të shkollave.

Një rast i tillë ka ndodh edhe sot në Skenderaj.

Si pasojë e përleshjes, siç mëson sinjali, një i mitur është therur me thikë nga një bashkëmoshatar i tij.

Viktima fillimisht është dërguar në Spitalin Rajonal të Mitrovicës, dhe më pas është bartur për trajtim të mëtutjeshëm në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Lexo edhe:  Haxhiu e thellon konspiracionin: Aty ku Hajrizi dyshohet se vrau policin serb kanë pasur të ndërtohen minierat e litiumit