Rrahje e kërcënime në familje, tri raste dhune të raportuara në Gjakovë e Malishevë
Tri raste të dhunës e kërcënimeve në familje janë përfshirë në raportin e fundit 24 orësh të policisë.
Në këto tri raste, dy persona janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje.
Raporti i policisë:
Malishevë 13.12.2025-21:00. Është raportuar se viktima femër kosovare është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit pas intervistimit rasti shkon në procedurë të rregullt.
Gjakovë 13.13.2025-18:00. Është raportuar se viktima femër kosovare është keqtrajtuar nga e dyshuara femër kosovare. Viktima është dërguar në tretman mjekësor. E dyshuara ka pranuar trajtim mjekësor dhe me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.
Gjakovë 14.12.2025-18:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti kishte kërcënuar dy viktimat (një mashkull dhe një femër kosovare). I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.

