Rrahje brutale në Pejë: Gjakoset një person, tre të dyshuar arrestohen nga Policia
Mosmarrëveshjet për motive të ndryshme, e që shpeshherë dalin të jenë banale bëhen mollë sherri e kërcënimeve e përleshjeve mes të rinjve në vendin tonë.
Për pasojë, konfliktet jo rrallëherë eskalojnë edhe në rrahje brutale, për çka nevojitet ndërhyja e Policisë, raporton Gazeta Sinjali.
Një rast i tillë ka ndodhur të hënën në rrugën “Agim Binak Qelaj” në Pejë, ku tre persona janë përfshirë në një rrahje dhe të njëjtit tashmë ndodhen nën masën e ndalimit policor.
Sipas Policisë, të dyshuarit kanë sulmuar dy persona, njëri prej të cilëve ka pësuar lëndime të rënda trupore.
“Njёsitet policore menjёherё iu kanё pёrgjigjur vendit tё ngjarjёs, aty tё dyshuarit kishin sulmuar viktimat e rastit dhe njёrit nga viktimat i kanё shkaktuar lëndime tё rёnda trupore, ndёrsa viktimёs tjetёr disa gёrvishje, tё lënduarit janё dёrguar nё emergjencёn e spitalit rajonal nё Pejё pёr tretman mjekёsor.
Gjatё pёrleshjёs tё dyshuarit kanё pёrdorur mejte tё forta, ndёrsa nё vendin e ngjarjes ёshtё gjetur dhe sekuestruar një mjet i mprehtё ( thikё).
Personat e dyshuar janё arrestuar, tё njëjtit pas inetrvistimit nga hetuesit, me urdhër të Prokurorit të shtetit janё dërguar në mbajtje pёr 48-orё.”, ka njoftuar Policia.