Rrahja te Ura e Brekocit: 5 persona përfundojnë në pranga, sekuestrohet një armë

Një konflikt që nisi për motive akoma të panjohura te Ura e Brekocit në Gjakovë eskaloi sot në përleshje fizike. Gazeta Sinjali raportoi se personat e dyshuar përfunduan në pranga të Policisë dhe ndaj tyre është urdhëruar masa e ndalimit policor.

Policia ka gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri me mbi 10 fishekë, e po ashtu edhe një shufër metalike.

Lajmi tashmë është konfirmuar edhe nga Policia Rajonale në Gjakovë, me ç’rast është bërë e ditur se pesë të dyshuarit janë arrestuar dhe ndaluar për 48 orë.

“Sot pesë persona meshkuj kosovar të moshës madhore janë arrestuar pasi të njëjtit ishin përfshirë në një përleshje fizike rreth orës 15 e 50 në rrugën “Martirët e Kombit” në Gjakovë.

Policia tek njëri nga të dyshuarit ka gjetur dhe sekuestruar një pistoletë dhe trembëdhjetë fishekë, ndërsa tek një i dyshuar tjetër një shufër metalike.

Lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori i shtetit me vendimin e të cilit të gjithë të dyshuarit janë ndalur në mbajtje.”

Lexo edhe:  Ky është kosovari që mbeti i vrarë në Itali, shkak borxhi 500 euro