Rrahja në Trepçë, Avdi Peci që sulmoi dje drejtorin e minierës ishte kandidat i LVV për kryetar të Zveçanit

Avdi Peci që rrahu drejtorin e minierës Bahri Karaça, ishte kandidat i LVV për kryetar të Zveçanit
***
Ushtruesi i detyrës së drejtorit të minierës së Stantërgut, Bahri Karaça, u sulmua dje fizikisht nga inxhinieri i kësaj ndërmarrje, Avdi Peci.
Ndërsa “Jepi zë” raportoi se i rrahuri është edhe familjar i deputetit të VV-së, Armend Muja.
Por pjesë e VV-së del të jetë edhe inxhinieri që goditi pas shpine udhëheqësin e minierës, Bahri Karaçen.
Inxhinieri Avdi Peci ka qenë kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të komunës së Zveçanit në zgjedhjet lokale 2019, të cilat i kishte fituar Ilir Peci.
Ndryshe pas incidentit, Polcia e ka intervistuar inxhinierin Peci dhe gjithë ky incident dyshohet se erdhi për shkak të shqiptimit të një vrejtjeje./ Jepi zë
Lexo edhe:  Gjuajtje me armë zjarri te lokali “Bon Vivant” në Prishtinë