Rrahet punëtori i KEDS-it, bëhet për spital

Është arrestuar të premten një person në Viti nën dyshimin se ka sulmuar fizikisht një zyrtar të KEDS-it.

Sulmi është bërë në zyrën e zyrtarit.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që kishte sulmuar fizikisht në zyrën e tij viktimën mashkull kosovar zyrtar i KEDS-it. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë të shtunën.

Lexo edhe:  U nis në këmbë nga Kosova, veterani i UÇK-së mbërrin në Tiranë për protestë