Rrahet në burg kosovari që u arrestua për dhunimin e një vajze në një hotel në Split, pëson lëndime
Një përleshje fizike midis dy të paraburgosurve ndodhi në një burg në Split të enjten, duke lënë të lënduar një 29-vjeçar me origjinë nga Kosova, i cili ka nënshtetësi britanike. Ai u ndalua javën e kaluar nën dyshimin për përdhunimin e një gruaje nga Spliti, së bashku me dy persona të tjerë.
Sipas raportimeve të mediave kroate, i burgosuri kishte një nofull të thyer dhe iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale të shtunën.
Ministria e Drejtësisë i konfirmoi portalit Dalmatinski se konflikti ndodhi rreth orës 13:15. “Menjëherë sapo mësuan për konfliktin, të paraburgosurit u vendosën në dhoma të ndara dhe i paraburgosuri që u ankua për dhimbje u dërgua në Qendrën Spitalore Klinike të Splitit për ekzaminim po atë ditë, ku, sipas vlerësimit të mjekut, ai u mbajt i shtruar në spital”, tha Ministria.
Sipas informacioneve nga spitali i Splitit, i burgosuri kishte një nofull të thyer dhe iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale të shtunën. Ai u lirua nga spitali dhe më pas u kthye në burg.
Policia është informuar për incidentin dhe po kryen një hetim penal. Sulmuesi është i paraburgosur i dyshuar për tentativë vrasjeje dhe do të akuzohet për shkaktim të lëndimeve të rënda trupore.