Rrahet brutalisht një ushtar i FSK-së, arrestohen dy vëllezër

Jo rrallëherë pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës ka qenë të përfshirë në incidente, qoftë si të dyshuar apo cak i sulmeve e kanosjeve serioze. Një rast i tillë ka ndodhur të premten në Pejë, ku u rrah brutalisht një ushtar, raporton Gazeta Sinjali.

Siç merr vesh Sinjali, pjesëtari i FSK-së, E. Gashi është sulmuar nga dy persona dhe ka pësuar lëndime të rënda trupore.

Burimet brenda Prokurorisë thonë se për motive akoma të panjohura, viktima është rrahur nga dy vëllezër.

Si pasojë e lëndimeve të rënda, i njëjti është dërguar në Spitalin e Pejës për trajtim mjekësor dhe në bazë të informacioneve të para, ka pësuar frakturë në hundë.

Pasi rasti është denoncuar, Policia është aktivizuar dhe ka arritur t’i arrestojë dy të dyshuarit.

Të njëjtit janë shoqëruar në stacion policor, ku janë intervistuar lidhur me rastin.

Ndaj tyre, Prokurori i Shtëtit ka urdhëruar masën e ndalimit policor për 48 orë dhe nisjen e hetimeve.

Lexo edhe:  Digjet një veturë me targa serbe në Mitrovicë