Rrahet brutalisht një drejtor në Trepçë, dërgohet në Spitalin e Mitrovicës

Një rrahje brutale ka ndodhur paraditën e sotme në ambientet e Minierës Trepça.

Drejtori teknik Bahri Karaça është sulmuar tek zyra e tij nga një inxhinier, shkruan “Jepi zë”z

Gazeta “Jepi zë” merr vesh se drejtori u sulmua pasi ka shqiptuar vërejtje ndaj një inxhinieri.

Siç merret vesh, goditja ka qenë e rëndë dhe ka pasur gjakderdhje, me ç’rast Karaça është dërguar në Emergjencë.

Merret vesh që Policia ka arritur në Minierë dhe ka hapur rastin, duke intervistuar edhe të dyshuarin A.P.

Lexo edhe:  Mesut Ozil xhirohet duke pastruar një xhami në Stamboll