Rrahen dy gra në Gjakovë pas një mosmarrëveshje, njëra bëhet për spital
Foto ilustrim
Është arrestuar një grua në Gjakovë, e cila pas një mosmarrëveshjeje, dyshohet se sulmoi një grua tjetër.
Viktima ka pranuar tretman mjekësor, kurse e dyshuara pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.
“Është arrestuar e dyshuara femër kosovare pasi që, e njëjta pas një mosmarrëveshje e kishte sulmuar viktimën femër kosovare.
Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa e dyshuara pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë