Rrahen 4 persona në veri të Mitrovicës, bëhen për spital – njërit i thyhet hunda

Katër shqiptarë janë sulmuar fizikisht nga persona të panjohur gjatë ditës së djeshme në sheshin “Car Llazar” në Mitrovicën Veriore.

Mediumi serb në Kosovë, “Kossev”, raporton se viktimat që u sulmuan teksa ishin në shëtitore janë të moshës së re.

Mediumi “Kossev” raporton se të rinjtë pas sulmit janë larguar menjëherë.

Për shkak të plagëve të marra, dy nga katër personat e sulmuar kërkuan ndihmë mjekësore në pjesën jugore të qytetit.

Sipas këtij raportimi, njëri prej tyre ka pësuar frakturë në hundë, ndërsa tjetri ka pësuar lëndim në këmbë.

Lexo edhe:  Policia arreston dy persona, njëri nga ta gëlltit një qese të vogël me kokainë për ta fshehur