Rozana hedh dyshime mbi orientimin seksual të Gjestit: Si mund të më akuzojnë si homofobe, kur unë rri me të
Një deklaratë e bërë nga Rozana Radi gjatë një bisede me Livian brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania ka shkaktuar debat në rrjet.
Gjatë diskutimit, Rozana reagoi ndaj një akuze të bërë nga një banore tjetër, e cila e kishte quajtur atë homofobe. Në përpjekje për t’u mbrojtur, ajo u shpreh: “Si mund të më akuzojë ajo mua për homofobe, kur unë rri gjithë ditën me Gjestin?”
Kjo fjali ka ngritur shumë pikëpyetje në rrjetet sociale, veçanërisht në Twitter, ku videoja e momentit është bërë virale.
Shumë ndjekës kanë komentuar se, në mënyrë të tërthortë, Rozana ka lënë të kuptohet se ka dyshime mbi orientimin seksual të Gjestit.
Përdoruesit e rrjetit kanë reaguar me opinione të ndara – disa e kanë kritikuar Rozanën për insinuata të panevojshme, ndërsa disa të tjerë kanë thënë se ajo mund të mos jetë e vetëdijshme se çfarë do të thotë fjala homofob/e.
Situata mbetet një nga temat më të diskutuara në rrjet, duke nxitur debate mbi mënyrën se si perceptohet dhe trajtohet orientimi seksual në një format televiziv si Big Brother VIP Albania.