Rozana del me reagim pas eksperiencës në BBVA
Rozana Radi, një nga finalistet më të komentuara të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania, ka reaguar për herë të parë pas përfundimit të spektaklit.
Në një postim në Instagram, këngëtarja falenderoi publikun për mbështetjen e jashtëzakonshme gjatë rrugëtimit të saj, duke e cilësuar këtë eksperiencë si një “udhëtim fantastik jete”.
Ajo gjithashtu shprehu mirënjohje për produksionin dhe stafin e Top Channel, të cilët, sipas saj, e bënë këtë eksperiencë të paharrueshme.
Me humor dhe nostalgji, Rozana rrëfen se ende nuk është ambientuar me jetën jashtë shtëpisë: “Jam ende duke kërkuar mikrofonin në trup dhe gjumin nuk e kam bërë të plotë.”
Artistja vlerësoi edhe autorët e programit, Sara Hoxhën dhe Ledion Liçon, për mundësinë që i dhanë, duke e cilësuar finalen si një moment të mbushur me emocione të forta