Roza Lati flet pa doreza për prostitucionin: Kam punuar me vajza që shesin trupin për lekë
E ftuar në një emision televiziv, moderatorja dhe personazhi i njohur i ekranit, Roza Lati, ka folur hapur për përvojat personale dhe raportin e saj me vajzat që zgjedhin të shesin trupin për para.
Në një deklaratë të drejtpërdrejtë, Roza tregoi se në të kaluarën kishte pasur revoltë ndaj këtij realiteti, por me kalimin e kohës ka ndryshuar mendim.
“Më përpara kam pasur revoltë. Tani më është dashur të punoj në televizion me vajza që shesin trupin për lekë. Unë jam paragjykuar si gocë ekrani. Kam njohur vajza të tilla, kam kuptuar dhe për sa kohë janë njerëz që e shesin trupin por në tavolinë nuk bëjnë tangërllëk, atëherë kanë jetën e tyre. Prostitucioni është zanati më i vjetër në rruzullin tokësor. Nëse vajzat zgjedhin këtë, por në tavolinë nuk sillen keq me mua, është puna e tyre”, tha ajo.
Roza foli edhe për rritjen personale dhe punën me veten, duke treguar se me kalimin e viteve ka zgjedhur të mos paragjykojë askënd, pavarësisht se si zgjedh të jetojë apo të mbijetojë.