Ronaldo i pranishëm në meçin Usyk-Fury
Cristiano Ronaldo sapo ka arritur në vendin ku do të zhvillohet super meçi i mbrëmjes mes Tyson Furyt dhe Oleksandr Usyk.
Ylli i Al Nassr do të jetë i pranishëm dhe ka një ulëse afër ringut, shkruan Indeksonline
Ronaldo është i ulur afër boksierit nga Britania e Madhe, Anthony Joshua.
Kujtojmë që kjo luftë e shumëpritur do të filloj rreth orës 00:00.