Romeo e Heidi marrin vendimin e papritur, duan të largohen nga shtëpia

Marrëdhënia Heidi-Romeo ka qenë mjaft e tensionuar ditët e fundit.

Ata përveç presionit që kanë nga banorët e tjerë, gjithashtu kanë pasur disa momente që nuk janë kuptuar mirë me njëri-tjetrin. Një dron që erdhi në BBV3 së fundmi mesa duket krisi edhe më shumë marrdhënien mes tyre, ku ishte një mesazh për Hedin kundër Romeos.

“Stop maskilizmit, Romeo fallco, Heidi hap sytë”, shkruhej tek droni. Heidi u shpreh se nuk u ndikua aspak nga ai dron, por Romeo duket se nuk e përballoi aspak mirë. Teksa po hanij darkë mbrëmjen e djeshme, në gjendje të rënduar emocionale, Romeo i ka propozuar Heidit të lënë shtëpinë dhe ajo ka pranuar.

Më pas janë drejtuar për në dhomë të rrëfimit për të bërë kërkesën.

Heidi: Do me dal?

Romeo: Vallaj po.

Heidi: Dalim.

Romeo: Shkojmë në dhomë të rrëfimit e zhdukemi.

Lexo edhe:  Rina Balaj e ndez rrjetin me fotot provokuese